Ballina SPORT Spaleti kritkon skuadrën e tij: Bëmë gabime banale, u treguam naivë

Spaleti kritkon skuadrën e tij: Bëmë gabime banale, u treguam naivë

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka kritikuar ashpër lojtarët e tij pas humbjes ndaj Juventusit.

“Nëse dikush ka epërsinë, bën dallimin, por ne bëmë shumë gabime banale dhe të thjeshta. Kishte një incident ku ne arritëm të kalojmë mbrojtjen e tyre, por nuk kemi arritur të çojmë topin te sulmuesit. Kjo gjë bën dallimin dhe ne vuajtëm pasi nuk ishim konsistent për 90 minuta”.

” Luajtëm mirë kryesisht, por disa situata nuk i interpretojmë si duhet, kurse Juventusi nuk e bëri atë gabim. Gjithmonë është dikush që është i ngadalshëm, i cili flet shumë, ose është i relaksuar e jo në të njëjtën faqe me të tjerët. Fatkeqësisht, Juve është më e mençur ndërsa ne jemi më naivë”.