SPAK pushon hetimet:”Lefter Alla nuk po konsumonte kokainë”

47

SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Ai po hetohej prej kohësh për konsumim lëndësh narkotike, por SPAK pushoi hetimet ndaj tij me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën.

Hetimet nisën pas publikimit në media të një videoje, ku dyshohej se Alla po konsumonte kokainë. Por pas analizave në laboratorin e policisë Shkencore, pjesë e Ministrisë së Brendshme, kryebashkiaku rezultoi se nuk kishte konsumuar drogë.

Për këtë fakt kryebashkiaku i Bulqizës është deklaruar i pastër duke rrëzuar pamjet filmike që hodhën dyshime për të kundërtën.