Ballina LAJME Sot seanca e pare gjyqesore për ish-ministrin Saimir Tahiri

Sot seanca e pare gjyqesore për ish-ministrin Saimir Tahiri

Ditën e sotme zhvillohet seanca e parë gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri

Ish-ministri do të përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

I shoqëruar dhe nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahiri hyri në gjykatë rreth orës 09:30 minuta.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.