Ballina Kuriozitete Sot ndodh ekuinoksi i pranverës – Surprizat e stinës së re

Sot ndodh ekuinoksi i pranverës – Surprizat e stinës së re

Marsi është muaj me mot shumë të ndryshueshëm. Por një ditë gjithmonë vjen, qoftë ditë shiu apo dielli.

Kjo është shkencërisht dita e parë e pranverës, edhe pse nuk ndihet si e tillë.
Pavarësisht tre javëve të fundit, raportohet se dita e parë e pranverës bie të mërkurën, më 20 mars të këtij viti.

Dita e parë e pranverës quhet ekuinoksi i pranverës dhe pothuajse gjithmonë vjen me 20 mars ose 21 mars.

Çfarë ndodh në ditën e quajtur ekuinoksi i pranverës?
Dita e parë e pranverës është momenti i vetëm i çdo viti që këndi i lëvizjes së Tokës është zero në raport me Diellin.

Pra, nëse do të qëndronit në ekuator, tregon se dielli do të kalojë pingul mbi kokën tuaj.

Si përcaktohet dita e parë e pranverës?

Dita e parë e pranverës përcaktohet nga ekuinoksi i pranverës, momenti kur dielli kalon pingul mbi sipërfaqen e ekuatorit të tokës, duke e bërë natën dhe ditën afërsisht të barabarta në të gjithë botën.

Në këtë ditë, të dy hemisferat e Tokës marrin një sasi të barabartë diellit.
Por a nuk është Dita e Verës apo 1 Marsi dita e parë e pranverës?
Ka dy mënyra për të përcaktuar ditën e parë të pranverës. Kjo bëhet sipas ciklit astronomik apo ciklit meteorologjik, por shumica e njerëzve përdorin ciklin astronomik.
Cikli astronomik e konsideron 20 marsin 2019 të jetë dita e parë e pranverës dhe gjithmonë bazohet në ekuinoksin e marsit.

Ndërsa cikli meteorologjik e përcakton ditën e parë të pranverës te modelet e stinës dhe temperaturës sezonale. Pra, nëse shkoni me ciklin meteorologjik, dita e parë e pranverës është në të vërtetë 1 mars, thotë AccuWeather.

A është dita e parë e pranverës njëjtë çdo vit?
Jo. Data ndryshon çdo vit pasi që përcaktohet nga koha e kalimit të diellit mbi Ekuatorin e Tokës, i cili ndryshon gjithnjë në varësi të disa faktorëve.

Orbita e Tokës ndryshon vazhdimisht në lidhje me diellin, ndërsa në të njëjtën kohë graviteti i planetëve të tjerë ndikon në vendndodhjen e Tokës në hapësirë.

Këto dinamika fizike, shoqëruar me faktin se çdo vit kalendarik gjithmonë ka një numër të ndryshëm të ditëve (vitet e brishtë), do të thotë se dita e parë e pranverës ndryshon pak nga viti në vit.

Kur vjen fiks pranvera në vitin 2019?
Koha e saktë që ekuinoksi i pranverës ndodh këtë vit është në orën 17:15, të martën, më 20 mars. Në hemisferën jugore, pra për njerëzit në anën tjetër të botës, sot ndodh ekuinoksi i vjeshtës.