Ballina Aktualitet Sot mblidhet i Kongresi i Partisë Socialiste, do jetë dhe Fatos Nano

Sot mblidhet i Kongresi i Partisë Socialiste, do jetë dhe Fatos Nano

Partia Socialiste mbledh sot (23 mars) Kongresin e Partisë.

Tre muaj para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit në Kongresin e PS do të rikonfirmohet Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranë.

Gjithashtu do të bëhen publike lista me këshilltarët bashkiakë për Kryeqytetin.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Elektorale u shpreh se do të diskutohen edhe ndryshimet e fundit në draftin e Kodit Zgjedhor depozituar në Kuvend. Blerina Gjylameti ftoi të gjitha partitë brenda dhe jashtë Parlamentit që të ulen në tryezë.

Ish kreu socialist Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit. Shembujt e qeverisjes lokale, platforma e “Bashkëqeverisjes” si dhe “Pakti për Universitetin” do të jenë 3 shtyllat e Kongresit të PS.

Punimet do të hapen me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm. Do të marrin fjalën Ministra, kryebashkiakë, ndërs në sesionin e dytë për “Bashkinë që Duam” do të flasë Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Delegatët do të përshëndetën edhe nga partitë simotra evropiane ku nuk do të mungojë edhe Tania Fajon.