Ballina Aktualitet Sot ditëlindja e PS-së dhe Bashës, Rama: I uroj shëndet, por jo...

Sot ditëlindja e PS-së dhe Bashës, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore

Sot është ditëlindja e PS-së, pasi kjo forcë politike feston 28-vjetorin, por edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së, që feston 45-vjetorin. Nga Lushnja, kreu i qeverisë ka pasur një urim për kundërshtarin e tij politik.

Sot është ditëlindja e PS-së…është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot” tha Rama.