Ballina Aktualitet Soreca, vendi i opozitës është parlamenti, të protestojnë pa dhunë

Soreca, vendi i opozitës është parlamenti, të protestojnë pa dhunë

Një ditë para mbërritjes së përfaqësuesit të PE në Tiranë, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka kërkuar nga opozita që të protestojë në mënyrë paqësore. Ai është shprehur gjithashtu se opozita e ka vendin në parlament dhe se duhet të dialogojë me qeverinë.

“Vendi i opozitës, parlamenti. Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë. Qeveria të vijojë punën për integrimin në BE.

Përfaqësuesi i PE do të jetë nesër në Tiranë. Thirrje opozitës për një protestë të qetë dhe pa dhunë”, u shpreh ambasadori Soreca.