Soreca sqaron: “50 milionë eurot nga BE nuk janë kredi”

26

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca lidhur me fondin prej 50 milionë euro, të dhëna për Shqipërinë në kohët e koronavirusit ka sqaruar se nuk është kredi, por grant.

“Nuk janë kredi, por grant që i jepet Shqipërisë”.

35 milionë euro janë për ekonominë dhe biznesin e vogël, 4 milionë për blerjen e ventilatorëve apo për mjetet personale. 11 milionë euro janë për mbrojtjen sociale dhe programin e qeverisë për asistencën.

Ambasadori sqaroi se fondet për tërmetin nuk do të preken, dhe se 50 milionë eurot për Covid-19, janë tjetër gjë. Soreca shtoi se BE solidarizohet me Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë.

#PyetAmbasadorinKëshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ra dakord të martën për të hapur negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë. A doni të dini se çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë? Si do ta mbështesë BE-ja Shqipërinë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit? Ambasadori i BE-së Luigi Soreca do të jetë live në Facebook dhe Instagram në orën 16:00 për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja. —#AsktheAmbassadorGeneral Affairs Council of the European Union agreed on Tuesday to open EU accession negotiations with Albania. Do you want to know what this means for Albania and the Albanian people? How will the EU support Albania to fight the coronavirus pandemic? EU Ambassador Luigi Soreca will be live on Facebook and Instagra tomorrow at 16:00 to answer all your questions.

Gepostet von European Union in Albania am Donnerstag, 26. März 2020