Ballina Aktualitet Soreca: Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur, vijoni...

Soreca: Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur, vijoni reformat

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca shprehet se angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Në një shënim në Twitter, Soreca thekson se “do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE.

“Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur.

BE do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë, për të sjellë popullin shqiptar në familjen, që i përket.

Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj.

Jo për BE, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta sa i përket demokracisë dhe ligjit”, – shkruan Soreca