Ballina BOTA Sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu: Nga Shtetet e Bashkuara në Tiranë për festat...

Sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu: Nga Shtetet e Bashkuara në Tiranë për festat e nëntorit

Sopranoja e njohur e lindur në Shkup, Dëshira Ahmeti, ka rrëfyer misionin e ardhjes së saj në Tiranë, rrugëtimin në karrierën e saj ndërkombëtare dhe disa nga projektet e së ardhmes.

Sopranoja e njohur shqiptare, e lindur në Shkup, Dëshira Ahmeti Kërliu, ka kapërcyer oqeanin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë e pranishme në koncertet festive të 28-29 nëntorit.

Ajo performon për koncertet e orkestrës së re të Albanian Excellence, ndërsa sot do të jetë në skenë në koncertin solemn “Jehonat e Lutjes”, që do të mbahet më 25 nëntor në MAK Albania Hotel. Dje, Dëshira Ahmeti këndoi në provat e mbajtura në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, i cili ishte një organizim i veçantë promovues me orkestrën e re të Albanian Excellence.