Ballina Aktualitet Sondazhi i Gallup: 60 përqind e shqiptarëve duan të largohen

Sondazhi i Gallup: 60 përqind e shqiptarëve duan të largohen

Kompania e njohur e sondazheve “Gallup” ka publikuar shifrat tronditëse, lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Sipas sondazhit 60% e shqiptarëve kanë dëshirë të braktisin Shqipërinë. Rezultatet e tij janë publikuar përmes një postimi në Twitter nga Ian Bremmer, presidenti dhe themeluesi i Grupit Eurasia.

Në renditjen e Gallup për numrin e qytetarëve që duan të largohen nga vendi i tyre, Shqipëria renditet në vendin e katërt, sondazhi kryesohet nga vende të Republikës Afrikane si Sierra Leone, në të cilën 71% e njerëzve duan të largohen nga vendi. Vendin e dytë e zë Liberia me 66 % e më pas, Haiti, në të cilin 63% e qytetarëve duan të largohen.