Ballina Aktualitet Socialdemokrati gjerman Juratoviç: Kurti t’i shtrijë dorën minoritetit serb

Socialdemokrati gjerman Juratoviç: Kurti t’i shtrijë dorën minoritetit serb

Fitorja e Vetëvendosjes nën Albin Kurtin është për Josip Juratoviçin, socialdemokrat gjerman, deputet në Bundestag, një fitore e demokracisë. “një shenjë e mirë për demokratet dhe demokratët e vendit”.

Deputeti gjerman në prag të vizitës së tij në Serbi dhe Kosovë, tha se  “Ndryshimi i mundshëm i qeverisë duhet të shihet si një dinamikë e re në zhvillimin demokratik të Kosovës. Megjithatë, rezultati, sidomos për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, është detyrë dhe njëherazi përgjegjësi për të vënë në jetë në mënyrë aktive vlerat demokratike të partisë dhe vendit. I duhet zgjatur dora pakicës serbe të vendit për të ulur tensionet.  Këtu qeveria e re duhet t’i kthehet dialogut, në mënyrë që të vendosë stabilitetin dhe, mbi të gjitha, normalitetin për popullin e Kosovës. Ky dialog duhet t’u hapë të dyja palëve rrugën për një të ardhme paqësore me respekt dhe njohje të ndërsjelltë”.

Juratoviç  ndodhet që prej të martës në Beograd me një grup kolegësh nga Komisioni  parlamentar për çështje të jashtme,  konkretisht grupi parlamentar që merret me parandalimin civil të krizave. mënjanimin e konflikteve dhe veprimin e rrjetëzuar. Grupi udhëhiqet nga deputeti i të gjelbërve Ottmar von Holtz.Në delegacion marrin pjesë parlamentarë të të gjitha  partive.