Ballina SPORT Sneijder i jep lamtumirën futbollit

Sneijder i jep lamtumirën futbollit

Wesley Sneijder ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit në moshën 35-vjeçare.

Pasi mbylli kontratën sezonin e kaluar me skuadrën e Al – Gharafa-s në Katar, Wesley Sneijder u afrua në klubin e qytetit të tij Utrehtit, ku do të jetë pjesë e drejtuesve të skuadrës.

Ai mban rekordin në kombëtaren holandeze me 134 ndeshje të luajtura dhe ka luajtur me Ajax, Real Madrid, Inter, ku fitoi edhe Champions League, Galatasaray-n dhe Nice.