Ballina Showbiz “Snapchat” është i rrezikshëm

“Snapchat” është i rrezikshëm

snapchat

“Studimi zbulon se vajzat adoleshente janë ato më të rrezikuarat nga ky aplikacion. Ato bëjnë fotografi, i postojnë, kurse shokët dhe shoqet e tyre mund t’i shohin ato fotografi për disa sekonda të caktuara”, – shkruan sociologu Adam McLane.

Aplikacioni “Snapchat” po u krijon një jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni është online dhe është publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personit që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk ekziston një gjë e tillë.

Çdo gjë që postohet në një aplikacion të tillë, kurdo do të dalë edhe në publikun e gjerë, prandaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut/shoqes ose familjarëve.

“Mjafton ta kërkoni me emrin tuaj mesazhin, që ia keni dërguar në privat personit të dëshiruar dhe “Google” e gjen menjëherë, prandaj kjo nuk është privatësi”, thotë studimi.