SMS i dyshimtë/Gazetarja lexon një mesazh nga Basha drejtuar Ramës…

68

Gazetarja Eni Vasili pretendoi dje në mbrëmje se kishte marrë një sms nga kryetari i Partisë Demokratike, Basha i cili kërkonte që ti bënte një pyetje kryeministrit.

“A je i gatshëm të largohesh dhe të më lirosh vendin për ta marrë unë detyrën e kryeministrit”.

Rama ishte live nga kryeministria në lidhje televizive me Top Channel në emisionin Open nga Eni Vasili.

Rama e cilësoi si të pabesueshme pyetjen dhe hodhi dyshime nëse vërtet Basha e kishte dërguar atë mesazh.

Por Vasili e siguroi se sms vinte nga Basha duke theksuar se ishte tekst në vijim të komunikimeve që kanë pasur së fundi.

Pak minuta më vonë vjen reagim nga Basha i cili mohoi të ketë kërkuar që ta pyesë kryeministrin për një gjë të tillë.

Basha tha se ky incident mund të ishte luftë politike dhe propagande nga ana e kundershtareve politikë, gjë që Rama e mohoi.