Ballina Aktualitet Sllovenia mbështet Shqipërinë në procesin e Integrimit Europian

Sllovenia mbështet Shqipërinë në procesin e Integrimit Europian

Sllovenia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare

Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Dobran Božič, sekretar shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Gjatë takimit u nda i njëjti vlerësim se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh janë në nivel shumë të mirë dhe u shpreh gatishmëria për intensifikimin e tyre në të ardhmen.
Božič konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian dhe për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe mbështetje reciproke për kandidatura respektive në këto organizata.

Mendohet se në një të ardhme të afërt, në veçanti do të ketë projekte konkrete të fushës të diplomacisë ekonomike dhe të konkretizimit të bashkëpunimit më të mirë ekonomik ndërmjet dy vendeve