Ballina BOTA Slloveni, kryekomandatja e parë femër në NATO

Slloveni, kryekomandatja e parë femër në NATO

Sllovenia është bërë vendi i parë anëtar i NATO-s që ka zgjedhur në krye të ushtrisë së saj një femër. Major gjeneralja Alenka Emenc, 55 vjeçe, mori postin ditën e djeshme duke zëvendësuar major gjeneralin Alan Geder.

Presidenti slloven, Borut Pahor tha se emërimi i Ermenc do të ndihmojë në përmirësimin dhe modernizimin e forcave të armatosura të vendit.

“Tendenca globale e përkeqësimit të situatës së sigurisë vazhdon dhe sllovenia, pavarësisht se nuk është drejtpërsëdrejti e kërcënuar ushtarakisht, duhet të forcojë ushtrinë e saj”, u shpreh Pahor.