Ballina Aktualitet Slloveni, botohet libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare

Slloveni, botohet libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare

Në Koper u organizua së fundmi ceremonia e promovimit të librit në gjuhën sllovene “Monumenta Albanica Justinopolitana” me autor Peter Štoka.

Autori pas një pune kërkimore e shkencore rreth katër vjeçare ia ka arritur të sjellë për publikun e gjerë, historinë e më shumë se 14 familjeve të vjetra fisnike shqiptare me banim e kontribute shekuj më parë në Koper të Sllovenisë në periudhën e Venedikut.

Pasioni, profesionalizmi, shfrytëzimi i burimeve të shumta, madje edhe të panjohura, paraqesin një botim shkencor, që hedh dritë jo vetëm për njohjen më të thellë të historisë shqiptare jashtë trojeve shqiptare, por ofron një kontribut të jashtëzakonshëm për studiuesit.

Libri përfaqëson një tregues të qartë edhe të marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet popujve tanë në një periudhë jo shumë të qartë deri tani sa i përket shqiptarëve në Slloveni.