Ballina BOTA Sllovaki, Caputova fiton zgjdhjet, presidentja e parë femër

Sllovaki, Caputova fiton zgjdhjet, presidentja e parë femër

Kandidatja Zuzana Caputova ka fituar zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë. Caputova është femra e parë që merr postin e presidentes së vendit. Ajo nuk ka pasur thuajse asnjë përvojë të mëparshme politike dhe mundi në garë një diplomat të nivelit të lartë, si Maros Sefcovic, i nominuar nga partia qeverisëse.

Zgjedhjet përkuan me një ngjarje të rëndë, me vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak, dhe ajo padyshim që u bë temë e debateve zgjedhore. Caputova përmendi vdekjen e Kuciak si një nga arsyet pse vendosi të kandidonte për presidente.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, ajo fitoi rreth 58 përqind të votave ndaj 42 përqind që mori Sefcovic.