Skualifikimi nga Champions, i kushton vendin njërës prej figurave më të rëndësishme të skuadrës

45

Humbja ndaj skuadrës së Lionit i ka kushtuar një prej protagonistëve të skuadrës së Juventusit vendin.

Bëhet fjalë për Mauricio Sarrin i cili nuk do të jetë më në drejtim të Juventusit.

Sarri erdhi nga Napoli për të fituar trofe, por nuk arriti të fitojë shumë të tillë përveç atij të Serie A.

Juventus fitoi në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-1.

Por fitorja e parë dhe goli i shënuar në fushë kundërshtare bëri që Lioni të kalojë në fazën tjetër.

Prej vitesh Juve është në kërkim të Champions League, por ende nuk e ka çuar deri në fund luftën për ta fituar.