Skuadrat e Serie A planifikojnë kthimin, data e nisjes u shpall 13 qershori

42

Skuadrat po planifikojnë të luajnë ndeshjet e tyre para 2 gushtit në mënyrë që të lihet hapësirë për kampionatin Champions League dhe Europa League. Sot gjatë një videokonference online Liga profesioniste e Serie A vendosi të nisë ndeshjet më datë 13 qershor.

Serie A ka 12 javë për të luajtur, teksa stërvitjet individuale kanë nisur. Gjithashtu mendohet se të hënën do të nisin stërvitjet në grup, duke përjashtuar lojtarët që po kalojnë karantinën.