Ballina Aktualitet Skrapar, arrestohet i riu i akuzuar për përndjekje

Skrapar, arrestohet i riu i akuzuar për përndjekje

Një 26-vjeçar me iniciale E.D është arrëstuar në Skrapar pas akuzës për përndjekje.

Sipas policisë vendase, shtetasi me banim në fshatin Gjorgjovë është kallëzuar nga një 18-vjeçare nga Çorovoda, e cila pretendon se përndiqej prej një muaji prej tij.

Në momentin e shoqërimit për në ambientet e komisariatit, shtetasi E.D. ka kundërshtuar punonjësit e policisë, duke e rënduar gjendjen e tij para autoriteteve të drejtësisë.