Skema mashtruese me TVSH, Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për autorët

32

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Regan Merdani dhe Ali Agolli, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Shkallës së Parë e qytetit bregdetar ka zbutur masën e sigurisë për personat e tjerë që ka hetuar Prokuroria në këtë skemë mashtrimi me TVSH.

Gjykata ka urdhëruar lirimin nga burgu të Enis Xhaferit, ndërsa ka nxjerrë nga qelia me masë “arrest shtëpie” shtetasit Roland Avdo dhe Benn Caka të arrestuar në datën 7 nëntor 2021 me urdhër të Prokurorisë së Durrësit.