Ballina Aktualitet Skandali me ushqimet, Rama: 15 vite burg për ata që abuzojnë!

Skandali me ushqimet, Rama: 15 vite burg për ata që abuzojnë!

Kryeministri në një tryezë bisedimesh është shprehur se skandali me ushqimet nuk i prek të gjitha bizneset. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve, do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte një trend pozitiv i eksporteve.”

Por megjithatë ka informuar se me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Penal, abuzuesit do të ndëshkohen, deri me 15 vite burg.

Gjithashtu Rama kritikoi ashpër edhe Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila në pikëpamjen e kreu të qeverisë nuk ka bërë siç duhet misionin e saj.

“ Sot referohen dhe janë 65 materiale referuese dhe siç e thashë edhe më parë përfundojnë në kosh dhe ne jemi të vendosur ndëshkim me heqje lirie, dhe ndalim përgjithmonë të personit për tu marrë me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse. Për abuzuesit do të shkojmë me propozim nga 10-15 vite burg dhe heqje e të drejtës për t’u marrë me këtë aktivitet edhe pasi të dalësh nga burgu.”– u shpreh Rama.