Ballina LAJME Skandali i dytë i Loredana Zefit, kërcënoi me armë fotografen!

Skandali i dytë i Loredana Zefit, kërcënoi me armë fotografen!

Pas historisë shokuese që u shpërnda dje në media për Loredanën dhe vëllain e saj, të cilët ishin denoncuar nga një çift zviceran për zhvatje të parave, një tjetër histori tronditëse është bërë publike nga ish-shoqja e reperes. Fotografja shqiptare nga Gjermania Dorentina V., kishte denoncuar në gusht të vitit 2017-të, Loredana Zefin dhe vëllanë e saj Qëndrimin për mashtrim.Ajo akuzonte Loredanën se i kishte vjedhur kartën e kreditit një natë që ajo kishte qëndruar në apartamentin e vëllait të saj me 2 korrik të vitit 2017-të në Kosovë.Vëllai i Loredanës, Qëndrimi, të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë, kishte bërë pagesa me kartën e saj, kishte luajtur bixhoz në internet më 6 korrik të 2017-ës, ndërsa një ditë më vonë ai kishte rezervuar një fluturim me “Easyjet” nga Zvicra për në Kosovë. Njohja e Loredanës me Dorentinën nisi në fillim të vitit 2017-të, kur vajzat u takuan për videoklipin e këngëtarit Yll Limani.

“Ajo dukej e mirë dhe ne u bëmë shoqe”, shprehet Dorentina e cila u bë fotografja profesionale e Loredanës.

Reperja e kishte ftuar atë që t’i bënte disa fotografi për Adidas-in në Kosovë.

“Loredana më detyrohej edhe 300 euro sepse më kishte premtuar që do të paguante për biletën time të aeroplanit”, por s’e ka bërë kurrë”.

Dorentina ka folur edhe për përballjen me Loredanën, e cila sipas saj mbante edhe armë në xhep. Ajo vendosi të takohej me Loredanën në apartamentin e Mozzik-ut në Kosovë.

V., i kërkoi edhe rrobat që Loredana nuk ia kishte kthyer pas xhirimeve bashkë. Dorentina thotë se Loredana ia ktheu disa nga rrobat, por jo të gjitha.

“Unë po rrija te dera e banesës, ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë çfarë je duke bërë?????”

Loredana i kishte thënë që: “Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do të merrem me ty”-mendohet t’i ketë thënë reperja.