Ballina BOTA Skandalet e kishës, Papa, ligj të ri!

Skandalet e kishës, Papa, ligj të ri!

U bënë tashmë vite që kisha katolike është përfshirë në skandale të tipit seksual ndaj të miturve.

Këto skandale, disa të faktuara bindshëm janë mbuluar për vite me radhë nga klerikët. Papa Françesku, të enjten ka firmosur një ligj të ri. Ky ligj i detyron klerikët të rrëfejnë e raportojnë në menyrë të menjëhershme çdo abuzim të ndodhur në ambientet e kishave.

Ligji i ri thotë:

Çdo prift a murgeshë është i detyruar të raportojë çdo rast abuzimi tek autoritetet e kishës.

Krijimi i një sistemi ku do mund të raportohen në menyrë konfidenciale abuzimet e çdo tipi.

Ankesat mund t’i drejtohen direkt Vatikanit nëse shihet e arsyeshme.

Ligji mbulon çdo formë abuzimi tek fëmijët.