SKANDAL/Nipi i kryebashkiake së Roskovecit i dyshuar për transport droge me makinën e bashkisë!

39

Nipi i kryebashkiakes së Roskovecit, njëkohësisht edhe shofer pranë bashkisë është proceduar nga policia.

Ai u procedua pasi është kapur me drogë në makinë. Nipi i kryebashkiakes është një ndër 5 të proceduarit në qytetin e Fierit për këtë ngjarje.

Bashkë me Arbër Bufi, 35 vjeç, nip i kryetares së bashkisë, Majlinda Bufi ishte edhe Korado Buzi.

Nëna e Korado Buzit ka deklaruar se i biri nuk është shitës droge, por përdorues i saj dhe se është ajo që siguron të ardhurat në familje.

“Djalin e mbaj une me bukë, jetojmë në një shtëpi me qera. Gjithë jetën kështu kemi jetuar. Kohët e fundit djali konsumonte hashash”, tha ajo.

Skandali është thelluar pasi droga raportohet të jetë gjetur në një nga makinat e bashkisë së Roskovecit e cila përdorej për transportin e kryetares së bashkisë.

Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe ish-kreu i PD Fier, Luan Baçi, i cili referuar një sms që ka marrë, shprehet se po bëhet çmos që 35-vjeçari të lirohet.

Megjithatë kryebashkiakja Majlinda Bufi ka mohuar që makinat e bashkisë apo edhe nipi i saj të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.