SKANDAL në Tiranë, 65 vjeçari abuzon me të miturën dhe përfshin në ngjarje 3 të rinj dalin detajet

65

Policia e Tiranës me anë të një njoftimi bën të ditur se ka arritur të verë në pranga një 65 vjeçar si dhe tre të rinj. Efektivët e policisë në bazë të informacioneve të marra kanë arrestuar këta persona pasi dyshohet se i moshuari kishte abuzuar seksualisht me dhunë me një të mitur 15 vjeçare.

Ai e kishte filmuar aktin dhe e kishte shpërndarë materialin video tek 3 të rinj. 65 vjeçari i identifikuar me inicialet A.D, ua kishte dhënë videon shtetasve K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç të cilët duke përdorur videon shantazhonin të miturën për të kryer marrdhënie seksuale.

I moshuari ishte roje në shkollën e vajzës dhe banonte në të njëjtën lagje. Ai e kërcënonte atë se do t’i shkruante emrin nëpër muret e lagjes nëse nuk pranonte të kryente marrdhënie seksuale.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.