Skandal në Durrës/Pronari i çerdhes dhunon 2 vjeçaren, i jep nënës 50 mijë lek për të mos denoncuar

138

Një person është proceduar penalisht në Durrës pasi ka dhunuar një fëmijë 2 vjeç.

Shtetasi G.D, 61 vjeç, banues në Durrës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmije 2 vjeç në ambientet e një çerdheje private ku edhe ai punonte, dhe njëherësh ishte pronar i saj.

61-vjeçari, si të mos mjaftohej me veprimin që kishte kryer, i kishte hedhur nënës së vajzës një 50 mijë leksh të vjetër, duke i kërkuar që mos ta denonconte rastin në polici, kur kjo e fundit kishte shkuar të merrte mjetet dhe çantën e fëmijës.

Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, por ajo që bën habi është fakti se Policia është mjaftuar vetëm me një procedim për rastin.