Skandal në Durrës, 48 vjeçari abuzon seksualisht me vajzën e pazotë për t’u mbrojtur!

88

Një ngjarje skandal është raportuar ditën e sotme nga Durrësi, ku një person akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e ish-bashkëjetueses së tij. Vajza raportohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe fizik.

Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i  A. Q., 48 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Ka qenë nëna e vajzës ajo që ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Për shkak të natyrës delikate të çështjes, nuk bëhen me dije më shumë detaje nga ngjarja.