Skandal me mikrokreditë në Tiranë

169

Një batërdi mund të konsiderohet ajo që po ndodh me institucionet financiare që japin kredi të vogla me interesa tmerrësisht të larta e për më tepër pa filtra kontrolli.

Dy persona janë zbuluar se merrnin kredi në subjekte financiare që japin mikrokredi, me dokumente të falsifikuara.

Noa.al mëson se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan sot operacionin policor të koduar “Fraud 21”.noa

Në këtë aksion u kapën Leonard Allushi 27 vjeç dhe Shahije Rroshi 25 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

Këta persona, kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Mashtrim me kredi”.