SKANDAL/Infermieri shqiptar i zbraz bankomatin pacientit COVID-19 që kishte humbur jetën

48

Një ngjarje tepër e shëmtuar është raportuar nga Italia ku një 41 vjeçar shqiptar me profesion infermier i identifikuar si D.R., banues në Boltiere të Bergamos i ka vjedhur ATM-në një pacienti 66 vjeç të prekur nga COVID-19.

E dashura e tij 21 vjeçare i ka ardhur në ndihmë shqiptarit. Ajo u identifikua si P.D.

Mësohet se infermieri shqiptar zbrazi bankomatin e të moshuarit italian duke shpenzuar 6 mijë euro brenda pak javësh.

Sipas mediave italiane, ngjarja daton që më 13 mars, kur i moshuari nga Cividate al Piano ishte dërguar në spital.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, infermieri i ka marrë atij portofolin ku ndodheshin dhe të dhënat bankare. Fatkeqësisht ky i moshuar vdiq më 14 prill në terapi intensive.

Pas një kohe nga vdekja, nga llogaria filluan të bëheshin lëvizje të dyshimta mbi të cilat familjarët lajmëruan policinë e Bergamos.

Më 4 gusht pas hetimit, policia shkoi në shtëpinë e çiftit ku 21 vjeçarja u arrestua në vend, ndërsa 41 vjeçari u përpoq të shpëtonte.

“Një aferë e shëmtuar, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të paarmatosur”, komentoi shefi i policisë së Romano di Lombardia Arcangelo Di Nardo.