Ballina Aktualitet Skandal, djali i kryebashkiakut kërcënon me jetë Sekretarin e PS

Skandal, djali i kryebashkiakut kërcënon me jetë Sekretarin e PS

Sekretari për Mediat dhe Çështjet Sociale i PS-së, Vau Dejës, Agron Ceka është kërcënuar me jete nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit të Bashkisë së Vau Dejës, Zef Hila.

Është vete Agron Ceka ai që ka bërë këtë denoncim publik duke pretenduar se ka marrë një kërcënim. Sipas Cekes, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postoje dhe te mos beje komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejës në Facebook kundër babait të tij, që është kryetar bashkie.

Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se nëse vijon postimit do te “ekzistojmë në këtë botë ose unë ose ti”.

Ketë kërcenim Sekretari i PS në Vau Dejes për Mediat dhe Çështjet Sociale e quan një skandal të vërtetë dhe kërkon që strukturat e policisë të ndërhyjnë për të ndaluar këto kërcënime që vijnë nga njerëzit e krye bashkiakut Hila.

Ceka u shpreh se për këtë ngjarje do të beje kallëzim penal ne policinë vendore te Shkodrës.

<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1549185444973″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://vidnews.net/embed/1549185444973″></iframe><script src=”https://vidnews.net/assets/js/vid.js”>{“videoid”:”1549185444973″,”type”:1,”ratio”:0.75}</script><p><a href=”https://vidnews.net/video/1549185444973″>Agron Ceka i kercenuar me jete nga Eduart Hila</a> on <a href=”https://vidnews.net”>Vidnews</a>.</p>