Ballina Politikë S’ka surpriza në veri të Kosovës, serbët fitojnë zgjedhjet në 4 komuna....

S’ka surpriza në veri të Kosovës, serbët fitojnë zgjedhjet në 4 komuna. Vuçiç: U konfirmua uniteti!

Leposavic, 3.04.2016, - Premijer Srbije Aleksandar Vucic, clanovi Vlade Srbije i direktor vladine Kancelarije za Kosovo i Metohiju Marko Djuric posetili su danas Leposavic i pogon Trepca flotacije. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/EMIL VAS/DS)

Kandidatët e Listës Serbe kanë triumfuar kundrejt atyre shqiptarë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës. Kryetari i partisë fituese, Goran Rakiq, deklaroi se bashkëpatriotët e tij në Kosovë treguan edhe një herë dashurinë që kanë për Serbinë, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se rezultati ka konfirmuar unitetin politik.

Lista Serbe ka fituar të katër komunat veriore të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën.

Bazuar në rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kandidatët serbë morën mbi 90 për qind të votave në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Rivalët e tyre shqiptarë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja u zgjodhën nga më pak se 6 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi pas rezultateve paraprake se tentativa e Prishtinës për të nënshtruar komunitetin serb kishte dalë pa sukses.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq përmes një mesazhi telefonik theksoi se rezultati bindës konfirmoi unitetin politik që ekziston te bashkëqytetarët e tij rreth çështjeve që kërkojnë zgjidhje.

Prishtina zyrtare nëpërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, vlerësoi procesin e qetë zgjedhor, duke shtuar se ato vërtetuan sovranitetin institucional dhe territorial të Kosovës.

Zgjedhjet e së dielës vijnë pas dorëheqjes së katër kryetarëve të mëparshëm më 26 nëntorin e vitit të kaluar, si protestë ndaj vendosjes së takës doganore 100 për qind ndaj Serbisë.

Në to morën pjesë 42.4 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.