Ballina Aktualitet Situatë alarmante në Kombëtare, Armando Sadiku lë në mes stërvitjen

Situatë alarmante në Kombëtare, Armando Sadiku lë në mes stërvitjen

Alarm kuqezi për sulmin. Bomberi i Kombëtares, Armando Sadiku ka shfaqur probleme në seancën stërvitore të paradites së kësaj të mërkure, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Kristian Panuçi.

Shkalla e lëndimit të Sadikut mbetet ende për t’u mësuar në orën në vijim, teksa e vetme alternativë për momentin në sulmin e Kombëtares mbetet Bekim Balaj. Kujtojmë që edhe shkodrani nuk është në formë optimale dhe vuan disa probleme fizike.

Në rast të një përgjigje negative për sa i përket gjendjes së Sadikut dhe Balajt, kandidati më i mundshëm për të udhëhequr sulmin kuqezi është Xhakomo Vrioni, i cili aktualisht është pjesë ë Shpresave.