Ballina Aktualitet Situata politike/ Moisiu: Po kthehemi mbrapa, më keq se më 1991

Situata politike/ Moisiu: Po kthehemi mbrapa, më keq se më 1991

Ish-presidenti Alfred Moisiu i ftuar në studion e një emisioni televiziv tha se situata aktuale në Shqipëri paraqitet e çmendur. Moisiu ka theksuar se për këtë situatë ka përgjegjësi gjithë klasa politike shqiptare e se vendi po kthehet më keq se në vitin 1991.

“Kjo situatë nuk është e mirë dhe nuk duhet të ndodhte. Për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike shqiptare. Po ekspozojmë një pjesë të keqe të shoqërisë shqiptare. Kriza është artificiale, mirëpo ndikimi është real.  Opozita ka të drejtë në disa aspekte. Duhet kthjellësi, e cila ka humbur. Po kthehemi pas si në vitin 1991”, tha Moisiu.

“Kjo situatë nuk është e mirë dhe nuk duhet të ndodhte. Për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike shqiptare. Po ekspozojmë një pjesë të keqe të shoqërisë shqiptare. Kriza është artificiale, mirëpo ndikimi është real.  Opozita ka të drejtë në disa aspekte. Duhet kthjellësi, e cila ka humbur. Po kthehemi pas si në vitin 1991”, tha Moisiu.

Alfred Moisiu nënvizoi se nëse do të shtyhej 30 qershori do i hapej rruga një precedenti të rrezikshëm, ndërsa ka shtuar opozita nuk duhej të tërhiqej nga parlamenti.

“Nëse shtyhet data 30 qershor si datë për zgjedhje, i hapet rrugë një precedenti të rrezikshëm. Kudo ka probleme në zgjedhje. Opozita nuk duhet të tërhiqet, por të luftojë politikisht. Nuk duhet të lëvizte 30 qershori, pasi do të kishte precedent. Kjo situatë ka ndodhur edhe më 2017, mblodha partitë dhe në fund u arrit vendimi. Në orën 24..00 u firmos marrëveshja mes forcave politike parlamentare.  Kur isha president, unë arrita të bind palët politike. I kërkova ndryshime në atë kohë Kuvendit”, deklaroi Moisiu.

Ai shtoi se nuk duhej arritur kjo ditë dhe se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë në kushtet e paaftësisë të politikanëve tanë.

“Kishte kohë dhe nuk e kuptoj pse nuk janë mbledhur për 4 muaj. Kjo situatë është e çmendur. Nuk mundet dhe nuk duhet të kishin arritur në këtë ditë. Kjo situatë aspak nuk duhej lejuar, as nga maxhoranca, as nga opozita.

Ne jemi demokraci e brishtë. Ne kemi tradita diktature dhe jo demokratike. Kjo është arsyeja përse ndërkombëtarët vijnë dhe na takojnë, zhvillojmë biseda etj. Nuk bën keq ndërkombëtarët që nuk ndërhynë. Këto gjërat duhet të zgjidhen vetë. Kjo tregoi se klasa politike jonë është e paaftë.