Situata në akset rrugore pas rreshjeve të dendura të shiut

67

Pas situatës së fundit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një raportim se cilat akse rrugore janë të kalueshme dhe cilat shfaqin problematikë.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohet që nga km i 6, deri në km e 12 të qarkullohet me zinxhirë.

ARRSH bën me dije, se në segmentet rrugore, Ura e Kranës-Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash, km 107 dhe Shkopet-Ulëz, është ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll këto akse për shkak të rënies së materialeve në rrugë.

Reshjet e dendura kanë sjelle probleme edhe në Vlorë. Rruga Vlorë-Orikum është shembur dhe për pasojë kalimi bëhet vetëm me një sens.

Gjithashtu gjatë natës, një pjesë e tokave bujqësore në Fushë-Krujë janë përmbytur. Ndërsa dalja e lumit Erzen nga shtrati ka izoluar 12 familje në Shijak.

Rrëshkitje masive të dherave, pas reshjeve të dendura të shiut, kanë përfshirë edhe disa lagje në qytetin e Gjirokastrës.

Article bottom Rectangle3