Situata e koronavirusit në vend, statistikat e 24 orëve të fundit

43

Vetëm një humbje jete si pasojë e koronavirusit është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë, për 24 orët e fundit.

I ndieri është një pacient 71-vjeçar nga Berati, prej ditësh në gjendje të rënduar.

Ndërkohë, 49 raste të reja janë konfirmuar nga 2 mijë e 964 testime për të dyshuar me Covid-19.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.