Situata e koronavirusit në Shqipëri, ja statistikat

53

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2451 testime, 2 të shëruar dhe 21 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki:

Tetë raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Vetëm në prefekturat Dibër dhe Berat nuk ka aktualisht asnjë rast të evidentuar, raporton noa.al.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 21

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2451

Testime totale 855,993

Raste pozitive 132,686

Raste të shëruara 130,074

Raste Aktive 156

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62

Vlorë 17

Elbasan 14

Fier 14

Shkodër 13

Durrës 13

Lezhë 11

Korçë 5

Kukës 5

Gjirokastër 2