Situata e COVID-19 në vend, shifrat e 24 orëve të fundit

94

Spitalet Covid në kryeqytet vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që nuk ka pasur fluks por as rënie të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të para të muajit mars.

Nga raportimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 647 persona po trajtohen në të 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe në 3 pavionet Covid në Spitalet Rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit.

Nga 646 të shtruarit, 536 po marrin shërbim në 4 spitalet Covid në Tiranë kur totali i shtretërve është 600, ndërsa 62 po tajtohen në Durrës, 23 në Shkodër dhe 26 në Elbasan.

Mësohet se 10 prej të shtruarve janë nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në total 111 pacientë janë në spitalet rajonale. Kapaciteti i tyre mbajtës është 241 shtretër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë, Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (8 Mars 2021)

Raste të reja ditore 683

Të shëruar në 24 orë 697

Të shtruar në spitale 646

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 2708

Testime totale 491,844

Raste pozitive 113,580

Raste të shëruara 75,887

Raste Aktive 35,737

Humbje jete 1,956

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23519

Fier 2545

Vlorë 1709

Durrës 1686

Shkodër 1329

Gjirokastër 1243

Korçë 914

Elbasan 769

Lezhë 730

Berat 625

Dibër 346

Kukës 322