Ministria e Shëndetësisë publikoi para pak shifrat e reja dhe njoftoi se dje janë kryer 3463 testime, nga të cilët u gjetën të infektuar, 698 persona. Një ditë më parë ishin 681 raste të reja ndër 3340 testime.
Rastet e reja
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.
Të shëruarit e 24 orëve të fundit
Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Vdekjet, 12 në 24 orë
Ditën e djeshme raportohet se 12 qytetarë kanë vdekur pasi ishin infektuar me COVID19:
Të ndjerit janë 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.
Vaksinimet
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Apeli për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (13 Mars 2021) Raste të reja ditore 698 Të shëruar në 24 orë 690 Të shtruar në spitale 492 Humbje jete në 24 orë 12 Testime ditore 3463
Testime totale 507,956 Raste pozitive 116,821 Raste të shëruara 79,821 Raste Aktive 34,970 Humbje jete 2030
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 23379 Fier 2567 Vlorë 1578 Durrës 1656 Shkodër 1332 Gjirokastër 1207 Korçë 886 Elbasan 587 Lezhë 731 Berat 382 Dibër 345 Kukës 320