Situata e COVID-19 në Shqipëri tepër delikate, ja shifrat për 24 orë

26

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 161 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Rastet dolën nga 875 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Për fat të keq 3 pacientë nuk e kanë fituar betejën në dy spitalet Covid.

Një 80-vjeçar nga Shkodra, një 82-vjeçar dhe një 90-vjeçar nga Tirana, nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.

Lajm i mirë për 97 pacientë të cilët janë shëruar.

Por në spitale vijon të jetë e rënduar situata, me 188 të shtruar. Nga këta, 21 pacientë ndodhen në reanimacion në terapi intensive mes të cilëve, 7 persona gjenden në intubim.