Ballina BOTA Siri, agjencia globale e armëve kimike do të hetojë sulmet kimike në...

Siri, agjencia globale e armëve kimike do të hetojë sulmet kimike në Aleppo

Agjencia globale e armëve kimike do të hetojë në lidhje me një sulm të dyshuar gazi në Aleppo të Sirisë të shtunën e kaluar, që thuhet se plagosi rreth 100 vetë.

“Qeveria siriane, e cila akuzoi rebelët, i kërkoi Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) për të dërguar një mision për gjetjen e fakteve në qytet,” – tha Fernando Arias, kreu i ri i OPCW.

Arias tha gjithashtu se OPCW kishte kërkuar nga Departamenti i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të thoshte nëse ishte e sigurt të vendoste një ekip në Aleppo, ku forcat qeveritare dy vjet më parë larguan rebelët nga xhepi i fundit i territorit që ata kontrolluan.