Ballina Aktualitet Singapor, parlamenti masa ekstreme ndaj lajmeve false, disa zyrtarë nuk janë dakort

Singapor, parlamenti masa ekstreme ndaj lajmeve false, disa zyrtarë nuk janë dakort

Parlamenti i Singaporit ka vendosur këtë të mërkurë të luftojë me çdo kusht fenomenin e fake news, lajmeve false.

Me anë të këtij ligji ministrat do mund të vendosin kushte ndaj Facebook e Twitter për kufizim ose eleminim të menjëhershëm të disa lajmeve. Ata kanë vendosur gjithashtu të aplikojnë gjoba 734.000 ose 656.000 dollarëshe ndaj kompanive që refuzojnë këtë ligj dhe nuk e zbatojnë.

Individë e veçantë që i shperndajnë këto lajme, thotë parlamenti do të dënohem deri më 10 vite heqje lirie.

Aktivistë të shumtë dhe delegatë si Nicholas Bequelin, delegat i Amnistisë Ndërkombëtare për Azinë janë shprehur kundër këtij ligji.

Ai ka thënë se ky ligj pengon fjalën e lirë e i jep të drejtë të pakufizuar shtetit për të zgjedhur lajmet sepse është ai që vendos nëse janë të vërteta apo jo.

Ministri i Drejtësisë dhe Punëve të brendshme K. Shanmugam është kundërpergjigjur duke sqaruar se ligji do të funksionojë për llogaritë false, ata që mashtrojnë e tallen dhe sisteme kompjuterike që përdoren për të përhapur lajme false. Ne duhet të jemi të drejtë tha ai, por edhe të vendosur për të mposhtur këtë fenomen.