Singapori “Hi Tech” teston dronët postierë dhe policë

21

Singapori “Hi Tech”, po planifikon të fusë në përdorim një seri dronësh, për detyra që përfshijnë që nga shpërndarja e postës, inspektimi i ndërtesave dhe ofrimi i sigurisë, por siguria e mjeteve të telekomanduara dhe shqetësimet për privatësinë mund ta trazojnë disi këtë nismë.

Kjo është pjesë e përpjekjes së qytetit për të përqafuar inovacionin teknologjik, por edhe një përpjekje për të trajtuar mungesën e fuqisë punëtore në një vend me 5.6 milionë banorë, që varet shumë te punëtorët e huaj në shumë sektorë me paga jo fort të larta.
Përdorimi komercial i mjeteve të telekomanduara, në fakt është bërë trend edhe në vende të tjera të botës, në fusha të ndryshme, si për shembull spërkatja e të mbjellave apo mbikëqyrja, por përpjekja e Singaporit përbën një provë ambicioze për teknologjinë.

“Inspektimi i ndërtesave në ditët e sotme është një proçes shumë i ngadaltë, i kushtueshëm, i ekspozuar ndaj aksidenteve apo gabimeve njerëzore. Por, përmes dronëve, këta faktorë evitohen”, tha një përfaqësues i projektit.