Ballina BOTA Singapor, presidenti Putin: Rusia s’ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Singapor, presidenti Putin: Rusia s’ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Presidenti rus, Vladimir Putin siguroi zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence gjatë një takimi në Singapor se Rusia nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të 2016.

“Amerikanët po flasin gjatë gjithë kohës rreth ndërhyrjeve në zgjedhje. Pence, sigurisht nisi diskutimin me Putin për këtë çështje,” – pohoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov gjatë një emisioni të transmetuar të dielën në mbrëmje në televizionin rus.