Ballina LAJME Singapor, fiton gjyqin historik, homoseksuali adopton fëmijën me nënën zëvendësuese

Singapor, fiton gjyqin historik, homoseksuali adopton fëmijën me nënën zëvendësuese

Një homoseksual në Singapor ka fituar një çështje historike gjyqësore që e lejon të adoptojë një fëmijë, që e ka lindur nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

46-vjeçari dhe partneri i tij kryen proçesin në SHBA me një kosto prej 200.000 dollarësh, pasi ‘nëna zëvendësuese’ në Singapor është e paligjshme. Ai u përpoq që të adoptonte fëmijën ligjërisht por kërkesa i’u refuzua vitin e kaluar, duke mbetur pa të drejta ligjore prindërore.

Martesat e të njëjtit seks nuk njihen në Singapor dhe seksi homoseksual është i paligjshëm. Fëmija katërvjeçar konsiderohet i paligjshëm në sytë e ligjit, pasi nëna zëvendësuese dhe babai biologjik nuk janë të martuar.

Nëna, e cila hoqi të gjitha të drejtat e saj nën marrëveshjen ”surrogacy”, është gjithashtu e huaj, duke e bërë fëmijën të papërshtatshëm për t’u kualifikuar automatikisht për shtetësinë e Singaporit.

Donatorja e vezëve gjithashtu nuk është identifikuar kurrë. Babai i fëmijë nuk kishte të drejta prindërore me ligj, megjithëse i’u lejua të merrte vendime në emër të tij.

46-vjeçari, i cili ka qenë në një marrëdhënie me një burrë tjetër nga Singapori për rreth 13 vjet, do të ketë të drejtat e vetme prindërore të fëmijës kur të bëhet adoptimi. Sipas ligjit në Singapor, fëmijët mund të adoptohen persona beqarë ose nga çifte të martuar.