Ballina BOTA Singapor, dorëzohet edhe FMN, mundësi për ligjërimin e parasë dixhitale

Singapor, dorëzohet edhe FMN, mundësi për ligjërimin e parasë dixhitale

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka pranuar më në fund dorëzimin para realitetit, duke theksuar se bankat qendrore në mbarë botën mund të marrin në konsideratë edhe emetimin e parasë dixhitale. Duke folur në Singapor, në Singapore Fintech Festival, Lagarde tha se “kjo mund t’i bëjë transaksionet dixhitale më të sigurta.”

Rregullatorët gjithmonë kanë shprehur shqetësime për emetimin zyrtar dhe përdorimin e ligjshëm të parasë dixhitale, duke bërë thirrje për mbikëqyrje më të madhe. Por, tani, Lagarde ka pranuar se lufta me realitetin e zhvillimit në mbarë botën duket e humbur. shembulli i suksesit dhe gjërësia e përdorimit të Bitcoin e ka bërë tashmë të pakuptimtë qëndrimin kokëfortë të bankave qëndrore.

“Unë besoj se duhet të marrim parasysh mundësinë për të emetuar paranë dixhitale, – tha Lagarde. – Ekziston mundësia që shteti të furnizojë me para ekonominë dixhitale. Avantazhi është i qartë, pagesa juaj do të ishte e menjëhershme, e sigurt, e lirë dhe potencialisht gjysmë anonime.”

Lagarde tha se bankat qëndrore në Kanada, Kinë, Suedi dhe Uruguaj janë duke shqyrtuar seriozisht propozimin për monedhën dixhitale.