Simptomat e COVID-19, shpeshtohen rastet e humbjes së nuhatjes e shijes, pasohen me rritje të temperaturës

48

Studimi mbi koronavirusin konfirmoi se 77 përqind e pacientëve kanë përjetuan humbje të pjesshme ose të plotë të nuhatjes.

44 përqind e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për humbjen e nuhatjes edhe pa testime.

– Kjo është njëra ndër simptomat më të hershme para ngritjes së temperaturës. Humbja e ndjenjës së aromës vetvetiu më mirë parashikon diagnozën nga ngritja e temperaturës – thotë Nancy Rawson, biologe dhe nënkryetare e Monell Chemical Senses Center.

Gjithashtu mund të ndodhë humbja e shijes e cila në të shumtën e rasteve shoqëron atë të nuhatjes.

Nuhatja mund të jetë e dëmtuar te personat me sëmundje të Parkinsonit apo të Alzheimerit, ndërsa te rastet e gripit jo edhe aq shpesh si te rastet e coronavirusit, rreth 60 për qind të të sëmurëve nga gripi u kthehet ndjenja e nuhatjes.

Rawson shton se humbja e ndjenjës së nuhatjes zvogëlon kënaqësinë e të ngrënit dhe mund të çojë në kequshqyerje.

Gjithashtu për shkak të humbjes së nuhatjes njerëzit nuk mund të dallojnë prishjen e ushqimit ose aromën e gazit.

Çuditërisht, njerëzit që kanë humbur nuhatjen e tyre shpesh kanë thënë se kanë pasur një ndjenjë më të vogël për të kontaktuar me të tjerët.

Rawson thotë se aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për të trajtuar humbjen e nuhatjes.