Silva Bino nuk i shpëton COVID-19, shtrohet në spital

58

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është raportuar e prekur me COVID-19.

Zonja Bino tashmë ndodhet e shtruar në spitalin Infektiv prej tre ditësh në gjendje të rënduar, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende si mund të jetë infektuar Bino, por kolegët e saj po i nënshtrohen tamponit COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme, se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Raste Aktive me Covid-19 janë 5348, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 377.